
Obeziteti është bashkëpunëtor i ngushtë i kancerit të gjirit te femrat në moshën e pjellorisë. Pesha e tepërt, shton në mënyrë të ndjeshme rrezikun e sëmundjes dhe vdekshmërisë prej saj.
Ky zbulim u bë nga një studim amerikan i University of Oxford, i prezantuar gjatë kongresit të shoqërisë amerikane onkologjike në Chicago.
Ekspertët nënvizojnë se dobësimi është një armë shumë e mirë për parandalimin e prekjes nga kanceri i gjirit.
Provat e reja tregojnë lidhjen e ngushtë mes obezitetit dhe kancerit në gji, pas mbajtjes nën vëzhgim të 80 mijë femrave të prekura nga kanceri i gjirit, të cilat trajtoheshin klinikisht.
U zbulua se obeziteti shton rrezikun e vdekshmërisë me 34% te femrat e prekura nga kanceri, me moshë para menopauzës./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





