Transmetuar më 03-06-2014, 20:37

Berlin, 3 qershor 2014, NOA.al- Zyra për shtyp e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bën të ditur se ky i fundit do të kërkojë mbështetjen e CDU, si partia e shumicës qeverisëse në Gjermani, për marrjen e një vendimi pozitiv për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, në mbledhjen e Këshillit Europian në qershor.

Basha gjendet për një vizitë dy ditore në Berlin, me ftesë të Fondacionit "Konrad Adenauer".

Gjatë kësaj vizite, Kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me drejtues të lartë të Unionit Kristiandemokrat CDU dhe përfaqësues të saj në Bundestag. Në fokus të takimeve pritet të jetë forcimi dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy partive simotra Partisë Demokratike dhe kristiandemokratëve gjermanë. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit