Transmetuar më 03-06-2014, 18:21

Në portin e Sarandës u ankoruan dje 4 jahte luksoze dhe një kroçierë, nga të cilat kanë zbritur dhe vizituar qytetin disa nga personat më të famshëm dhe pushtetshëm në botën e biznesit, modës dhe sportit.

Gazeta Panorama shkruan sot se supermiliarderët e botës po pushtojnë Gjirin e Sarandës. Pasditen e djeshme mbërritën në portin e qytetit 4 jahte luksoze dhe një kroçierë, që solli nga Korfuzi 70 personalitete të famshme, në botën e biznesit, modës e sportit.

Presidenti i klubit sportiv të Monakos, Dmitri Rybolovlev, drejtues të revistave të famshme, si “Vanity Fair” dhe një këngëtare e famshme mësohet se kanë qenë vetëm disa prej vizitorëve VIP të bregdetit jonian.

Ata u nisën nga Korfuzi për të parë Shqipërinë, bashkë me djalin e themeluesit të fondacionit “Butrinti”, Lord Rothschild.

Njëri pas tjetrit, jahtet janë ankoruar në Portin e Sarandës, ndërsa personazhet e famshme janë mbledhur për të festuar ditëlindjen e vajzës së Rybylovlevit në kroçierën në mes të detit.

Ekaterina Rybylovev feston 25-vjetorin e lindjes së saj, duke zgjedhur brigjet greke dhe ato shqiptare për këtë përvjetor. Ajo është e famshme, po aq sa babai i saj si një ndër femrat milionere të këtij shekulli, duke qenë pronare së fundi dhe e dy ishujve grekë, një prej tyre pronë e biznesmenit të njohur grek, Aristotel Onasis.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit