
Beyoncé dhe Jay Z nuk janë duke u marrë vesh kohët e fundit. Sipas një zëri të brendshëm është bërë e ditur për revistën Britanike Grazia se ata kanë kërkuar konsulencën e një çifti i cili merr vesh mirë nga problemet martesore. Ata janë Gwyneth Paltrow e Chris Martin.
Prej disa kohësh aktorja e “Sliding Doors” dhe këngëtari anglez kanë shpallur ndarjen. Para disa javësh, diva e muzikës R&B dhe bashkëshorti i saj kanë nisur zënkat, për shkak të përplasjes së motrës së Beyonce, Solange me reperin.
“Ata janë duke u përpjekur të zgjidhin problemet martesore dhe kanë kërkuar konsulencë e këshilla nga miqtë e tyre Gwyneth Paltrow e Chris Martin. Edhe ata të dy kanë zgjedhur të jetojnë të ndarë, për shkak të krizës në familje. Kishin me të vërtetë nevojë të largoheshin pak nga njëri-tjetri dhe t’i jepnin kohë njëri-tjetrit”, shpjegoi zëdhënësi i çiftit.
Me sa duket, çifti i “Drunk in love” ka vendosur të bëjnë një shkëputje të vogël dhe të largohen pak nga njëri-tjetri për të vendosur se çfarë do të bëjnë në vazhdim me jetën e tyre. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





