Transmetuar më 03-06-2014, 17:28

Ato janë dy prezantuese mjaft të njohura dhe të dashura nga publiku shqiptar. Fillimisht kanë qenë velina në emisionin investigativ dhe kanë kërcyer në praninë e Sajmirit dhe të Doktorrit çdo mbrëmje, ndërsa më pas, kaluan tek prezantimi i spektakleve, gjë që po e bëjnë më së miri.

Vetë vajzat kanë qenë pjesë e kopertinës së një reviste shqiptare gjatë këtij muaji. Ato kanë parë posterin e reklamuar në trotuar dhe nuk kanë nguruar të shkrepin disa foto, të dyja bashkë, në praninë e vetes së tyre.

“Luana Vjollca i ka këto ide, na falni për flokët”, ka shkruar Marina Vjollca, e cila ka postuar foton në profilin e saj në rrjetin social Instagram. Për të parë këtë dhe foto të tjera të motrave Vjollca, ju ftojmë të klikoni në galerinë e mëposhtme. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit