Transmetuar më 03-06-2014, 16:12

Kreu i Republikës së Çeçenisë ka bërë të ditur në muajin janar se të gjitha nënat e reja, të cilat do t’ua vënë emrin fëmijëve të tyre Muhamed, si profeti, do të përfitojnë prej shtetit një shumë prej 1mijë dollarësh.

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov bëri të ditur se do të paguheshin me 1 mijë dollarë të gjithë ata fëmijë të cilët mbanin emrin e Profetit Muhamed, që kishin lindur në të njëjtën ditë me të apo me gruan e profetit. E njëjta gjë vlente edhe për ata fëmijë që lindin në të njëjtën ditë me 10 shokët e Muhanedit, të cilët ndihmuan Profetin në premtimin e Parajsës.

Kjo ide erdhi nga nëna e Kadyrov-it, Aimani Kadyrova, e cila premtoi se bamirësia do të vinte nga vetë ajo, pa pjesëmarrjen e shtetit dhe një gjë e tillë do të ishte edhe për fëmijët e nënave çeçene, të cilat jetonin jashtë vendit.

Fjala është mbajtur dhe sot, që kanë kaluar plotë 5 muaj nga fjala e thënë e kreut të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit