Transmetuar më 03-06-2014, 15:13

I dashuri i saj 27 vjeçar u përball me akuza të cilat i mohoi se kishte pasur lidhje, duke tradhtuar të dashurën e tij, me një modele transeksuale.

Këngëtarja Jennifer Lopez duket se i ka kapërcyer këto zëra, pasi u pa në plazh me të dashurin e saj balerin, Casper Smart.

Çifti u fotografua teksa relaksohej në plazhin e Laguna beach në California, ndërsa 44 vjeçarja mundohej t’iu shpëtonte syve kureshtarë duke lëshuar flokët mbi fytyrë.

Ndërkohë 27 vjeçari Casper qëndronte i shtrirë duke marrë rreze dielli, në krah të partneres së tij, e cila ishte veshur me bikini të bardha, të cilat i nxirrnin në pah format trupore.

Me një pamje të shkujdesur JLo dukej e lirshme, në krah të të dashurit 17 vjet më të ri se ajo./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit