Transmetuar më 03-06-2014, 14:18

Krujë, 3 qershor 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së Krujës ka bërë të mundur asgjësimin e 4000 rrënjëve kanabis sativa.

Operacioni i policisë i koduar “Mukje 2014” u shtri për kontroll në territorin e komunës së Niklës, ku gjatë kontrollit në pyllin e fshatit Mukje janë konstatuar të mbjella në 30 parcela rreth 4000 rrënjë bime narkotike me një gjatësi që varionte nga 40 cm deri në 90 cm.

Në vijim nga ana e uniformave blu është bërë asgjësimi dhe djegia e plotë e këtyre bimëve.

Më tej u kryen veprimet e para hetimore dhe po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin e personave përgjegjes.

Materialet lidhur me këtë rast i kaluan Prokurorisë së Krujë per veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit