
Tiranë, 3 qershor 2014, NOA.al- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një të ri të dyshuar si autorin e një sërë vjedhjesh me dhunë.
Arrestimi i Ervis Sulës 19 vjeç, me banim në Laprakë u bë në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kohës që po realizonte vjedhjen me dhunë të një vajze.
Nga hetimet e para të policisë dyshohet se Sula, është edhe autor edhe i dy vjedhjeve të tjera me dhunë, vjedhje të ndodhura gjithashtu në kryeqytet dhe të dokumentuara.
Aktualisht vijojnë hetimet për të zbuluar rastet e tjera ku Sula mund të jetë i përfshirë, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





