Transmetuar më 03-06-2014, 10:06

Korçë, 3 qershor 2014, NOA.al- Policia e Korçës ka vënë në pranga një 22 vjeçar nga Erseka.

I ndaluari është Ervis Rakipi, i cili u vu në pranga pas denoncimit të një turisteje nga Kanadaja.

19 vjeçarja me iniciale A.G., denoncoi në polici se ishte ngacmuar seksualisht nga Rakipi, duke çuar në arrestimin e tij.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 1 qershor teksa turistja shëtiste e vetme, por pas hetimeve të policisë u bë e mundur gjetja e vendndodhjes së 22 vjeçarit dhe arrestimi i tij.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprën penale “Ngacmimi seksual”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit