
Vlorë, 3 qershor 2014, NOA.al- Pasagjerja e një autobusi ka mbetur e aksidentuar rëndë, gjatë kohës që zbriste nga mjeti me të cilin udhëtonte.
M.S., 39 vjeç nga Vlora, është përplasur nga autobusi në të cilin sapo kishte zbritur.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se u bë arrestimi në flagrancë për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” i 52 vjeçarit Gëzim Meçaj, lindur dhe banues në Vlorë.
Mesditën e djeshme Meçaj duke drejtuar automjet tip autobus Iveco me targa VL 8308 C në vendin e quajtur “Pusi i Mezinit” ka aksidentuar gjatë momentit të zbritjes nga autobusi që drejtonte 39 vjeçaren, me banim në lagjen “11 Janari” e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Nga ana e policisë pas arrestimit të Meçaj, vijojnë hetimet për të zbuluar gjithë rrethanat e ngjarjes./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





