Transmetuar më 03-06-2014, 09:40

Kompania Google filloi dje t’i lejojë qytetarët evropianë që të kërkojnë heqjen e rezultateve të kërkimit për episode të jetës së tyre personale që janë turpëruese për ta.

Kjo lëvizje pason vendimin e muajit të kaluar nga gjykata më e lartë e Evropës. Kjo gjykatë vendosi se individët kanë “të drejtën e harrimit” në botën e internetit.

Evropianë nga 32 vende mund të përdorin tani një formular elektronik për të shpjeguar se çfarë informacioni duan që të hiqet dhe pse rezultatet e kërkimit që ata duan të eliminojnë janë “pa peshë, të vjetëruara dhe të papërshtatshme”.

Më shumë detaje: Google heq të dhënat private nga motori kërkimit, ja si funksionon

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit