Transmetuar më 03-06-2014, 08:10

Tiranë, 3 qershor 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e martë, 3 qershor 2014.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Banka Botërore: Ndryshoni pensionet dhe tarifat e energjisë”.

Tituj të tjerë janë; “Dyndje për punë në selinë e PS, Rama: Në Prokurori edhe të tjerë ish-ministra”.

“Ekzekutimi i Skejës, dyshohet se porositi vrasjen e dy vëllezërve”.

Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Basha sulmon Lazaratin. Analiza për dëmin që droga i bën rinisë, ekonomisë dhe vendit”.

Tituj të tjerë janë; “Deklarata e patriarkut, Rama i tregon derën serbit antishqiptar”.

“Atentati, vrasja e Viktor Skejës, hapen dosjet e krimit të ish-drejtorit”.

“Shkëlqim Cani: Nuk do të rritet çmimi i energjisë në 2014”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Rama, Iirenejt: Abuzove me mikpritjen! Kreu i ekzekutivit braktis drekën zyrtare të organizuar nga kleri ortodoks”.

Tituj të tjerë janë; “Dosje të reja për ministrat e Berishës”.

“Prokurorët detyrohen të tregojnë se ku do të shkojnë me pushime”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Fatura e pensioneve 1 miliardë dollarë. Grafiku i ndryshimit të pensioneve deri në 2020. Raporti i Bankës Botërore rekomandon se mosha e daljes në pension për gratë duhet të rritet deri në vitin 2020 dhe jo deri në vitin 2032”.

Tituj të tjerë janë; “Basha: Moratorium për skafet, lista kandidatësh të painkriminuar”.

“Përshkallëzohen denoncimet, ish-ministra të tjerë, para Drejtësisë”.

“Goro kundër Omonia-s: Himara, bashki me Vranishtin dhe Lukovën”.

Gazeta “Koha Jonë” çelet me shkrimin kryesor, “Ish-ministri Genc Pollo gati për në Prokurori. Kryeministri Rama nuk stepet para heshtjes së drejtësisë: ose në burg të korruptuarit, ose ndryshim të kupolës së drejtësisë. Për dy ish-drejtorë të përgjithshëm dhe tre ish-zv/ministra është lëshuar urdhri i moslejimit të daljes së tyre jashtë shtetit”.

Tituj të tjerë janë; “Rama: Deklarata e Irinejt, e padëshiruar”.

“Shëngjini, në pritje të vërshimit të pushuesve”.

“Erion Veliaj: Fëmijë, ndjesë për fjalorin e përdorur në Parlament!”/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit