
Sarandë, 2 qershor 2014, NOA.al- Një grabitje me armë ka ndodhur para pak minutash në një familje në fshatin Janjar në Sarandë.
Grabitësit i kanë marrë familjes Beqiri shumën prej 1500 mijë eurove si dhe 3 aparate celularë. Në banesë, në momentin e grabitjes ka qenë kryefamiljari me bashkëshorten si dhe djali i tyre, Fatjon Beqiri.
23 vjeçari Beqiri sapo ishte kthyer nga Greqia, ku edhe kishte punuar prej një kohe të shkurtër. Grabitësit e kanë dhunuar atë dhe i kanë thyer xhamat e makinës. 23 vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Ndërkaq, familjarët deklarojnë se kanë njohur grabitësit. Sipas tyre, ata janë Saimir dhe Qerim Brahimi, të cilët, po sipas familjarëve, janëduke u larguar në drejtim të shtetit fqinj, Greqisë. Policia e Sarandës, pasi ka marrë dëshmitë e të pranishmëve në ngjarje, ka nisur hetimin për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





