
I ftohti, thatësia dhe ajri i paktë kanë bërë punën e tyre. Ajo ngriu për vdekje dhe sot, pasi kanë kaluar 500 vjet, ajo duket sikur fle ende. Shkencëtarët kanë ekzaminuar një vajzë rreth 15 vjeç, e cila jetonte në Perandorinë Inka.
Shkencëtarët me shumë kujdes kanë marrë fije floku nga vajza, e cila vazhdon të mbahet në temperaturë konstante frigoriferike pasi u gjet në akull në një mal.
Sipas të dhënave, Juanita e njohur edhe si Zonja e Ampato-s, u vra dhe iu ofrua zotëve të Inca-s mes viteve 1450-1480 në moshën 11-15 vjeçare. Ajo u gjet në jug të Perusë në vitin 1995 nga antropologu John Reinhard dhe alpinisti peruan Muguel Zarate.
Trupi i saj përbën një sensacion për botën shkencore për shkak të kushteve që është ruajtur. Në vitin 1995, revista Time e përzgjodhi atë si një nga 10 zbulimet e botës. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





