Transmetuar më 02-06-2014, 17:58

Pamje më drithëruese, joshëse dhe njëkohësisht lakuriqe, Matilda Ward nuk mund të kishte. Aktorja 38 vjeçare u paraqit në festën e organizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Long Beach, me një fustan të bardhë, nëse mund të konsiderohet dhe quhet fustan, por që ishte i bërë nga copa shiritash të vendosur nëpër trup.

Ajo nuk kishte veshur reçipeta. Në kokë mbante një paruke ngjyrë portokalli, e cila ishte tepër në kontrast me veshjen. Pamja joshëse e aktores linte goxha vend për imagjinatë të shfrenuar, duke e parë me atë veshje.

Pas rolit të Jessica Forrester në “Beautiful”, nga viti 1994 deri në vitin 1996, aktorja nuk u bë më e gjallë. Për të nuk u fol më, por mbase ka qenë më mirë kështu, për të ardhur më pas me këtë pamje seksi dhe mbresëlënëse. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit