Transmetuar më 02-06-2014, 17:31

Këngëtari Chris Brown ka dalë nga burgu në Los Angeles, mëngjesin e ditës së hënë. Tony Moore, sherif zyrtar në Los Angeles ka bërë të ditur vetëm që Brown është liruar rreth orës 12.01 të mëngjesit dhe nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër.

Brown ka qenë në paraburgim që prej mesit të muajit maj, pasi kishte thyer rregullat e lirisë me kusht që gjykata i kishte dhënë më parë. Gjykatësi vendosi që ai të qëndrojë në burg, pasi u vërtetua akuza që rëndonte mbi të. Chris është përfshirë në një sherr jashtë një hoteli në Washington, gjë që i ka hapur mjaft probleme me drejtësinë, prej vitit të kaluar.

Më 9 maj, gjykatësi James R. Brandlin dënoi këngëtarin me 131 ditë burg, por ai priste që të dilte shumë më herët. Brown është dënuar për të bërë punë në shërbim të komunitetit për 1 vit rresht, por pas apelimit, dënimi u ul në 8 muaj. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit