Transmetuar më 02-06-2014, 17:11

Letizia Ortis Rocasolano është ish gazetarja, e cila ka “vjedhur” zemrën e Princit Felipe në vitin 20013. Ajo do të jetë shumë shpejt mbretëresha e Spanjës.

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, para 10 vitesh. Dasma, e cila u transmetua live, u ndoq nga 25 milionë telespektatorë në të gjithë botën.

Tashmë, 42 vjeçarja, pavarësisht ulje-ngritjeve që ka pasur marrëdhënia e saj me ish princin, i cili do të jetë mbreti i ardhshëm i Spanjës, do të kurorëzohet mbretëreshë.

Ka shumë kritika mbi këtë çift, i cili thuhet se nuk ka qenë asnjëherë i konsoliduar, madje, ka edhe nga ata, të cilët thonë se jetëgjatësia e martesës së tyre do të jetë e shkurtër. Në fakt, kjo ngelet për tu parë në vazhdim. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit