Transmetuar më 02-06-2014, 15:24



Ata janë bashkë prej afro tetë vitesh, por kalimi i kohës duket se nuk e ka zbehur dashurinë mes tyre.
Këngëtarja nga Kosova, Nora Istrefi ka publikuar në profilin e saj në Instagram disa momente intime, teksa shfaqet e veshur me rroba plazhi duke u përqafuar dhe duke u puthur me të dashurin e saj Robertin.
Por pavarësisht suksesit të Norës, Roberti ka deklaruar se nuk është xheloz dhe as sikletoset për ato që shkruhen në media.
Çifti nuk ka vendosur ende se kur do të martohen, por ajo që duket dhe mund të shihet në ecurinë e tyre, është se ata janë mjaft të lidhur me njëri tjetrin./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





