Transmetuar më 02-06-2014, 13:55

Tiranë, 2 qershor 2014, NOA.al- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mblodhi Aleancën Kombëtare Kundër Drogës, duke thënë se duhet ndalur kërcënimi që i kanoset vendit.

Ai deklaroi se nuk do të lejohet dëmtimi i imazhit të vendit dhe nuk do të lejohet narkotrafiku si sistem, ndërsa trafikun e drogës e cilësoi si alarmant.

Sipas tij ajo që deri dje përbënte lajm lidhur me trafikun e drogës, sot kalon si rutinë.

“Jemi në një front të bashkuar për të rrëzuar, ndalur dhe mundur me çdo kusht narkotrafikun. Dy janë alternativat, ta mposhtim duke bërë secili atë që i takon dhe të vazhdojmë rrugën tonë me sfida dhe probleme por me qartësi në rrugën që duam të ndërtojmë. Ose të lëmë drogën dhe të vendosin ata ligjin e tyre të xhunglës. Nuk ka shumë alternativa, o njëra o tjetra. Ndaj besoj te vendosmëria që na ka mbledhur në këtë tavolinë e njëjta vendosmëri që na mblodhi në shesh pak ditë më parë. Për shtetin e ligjit, për demokracinë, për shtetin e ligjit dhe jo të xhunglës”, u shpreh Basha.

Ai deklaroi se lëvizja e opozitës është Aleanca Kombëtare kundër Drogës, duke e cilësuar si një aleancë kundër kancerit që ka kapur vendin, aleancë e cila është rritur dita ditës.

Basha shprehu bindjen se bota e errët e trafikut të drogës nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveçse të zhduket.

Ai tha se inskenimet politike të Edi Ramës nuk mund të mbulohen me gjethe fiku, duke nënvizuar se sasi e madhe droge po kapet në Shqipëri dhe nga fqinjët, ndërsa Kryeminsitri po mundohet të heqë përgjegjësinë nga vetja.

Kreu i opozitës deklaroi se nuk ka përballje mes Kryeministrit Edi Rama dhe narkotrafikut, por ka nënshtrim ndaj tij./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit