Transmetuar më 02-06-2014, 12:26

Igumenicë, 2 qershor 2014, NOA.al- Një shqiptar rreth moshës 30 vjeçare është gjetur i pajetë pranë kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Viktima u gjet në zonën e Asprokolis të Igumenicës, dhjetëra metra pasi kishte kaluar kufirin shqiptar në Qafë Botë.

Nga dyshimet e policisë greke, thuhet se viktima identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mund të jetë i përfshirë në trafikun e drogës.

Nuk dihen ende arsyet e vdekjes së tij, ndërsa vijojnë hetimet lidhur me këtë rast si dhe për zbulimin e identitetit të tij./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit