Transmetuar më 02-06-2014, 12:12








U realizua fluturimi i parë në qiellin e Payerne, në Zvicër, për avionin “Solar Impulse 2”.
Avioni furnizohet vetëm me energji diellore, dhe cilësohet si më revolucionari i realizuar deri më tani.
Avioni përbëhet nga krahë të gjatë rreth 72 metra, ndërsa arriti që të kalojë provën e fluturimit falë edhe motit të favorshëm.
Krijuesit e këtij avioni unik shprehen se në vitin 2015 “Solar Impulse”, duhet të bëjë xhiron e botës thjesht dhe vetëm duke shfrytëzuar energjinë diellore./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





