
Fier, 2 qershor 2014, NOA.al- Nën akuzën e përdhunimit, një 30 vjeçar nga Patosi u vu në prangat e policisë.
Engjëll Beqaj, u arrestua nga uniformat blu të policisë së Fierit, pas denoncimit të bërë ndaj tij nga një vajzë.
A.F., 17 vjeç ka denoncuar në polici 30 vjeçarin Engjëll Beqaj, duke thënë se ai e ka marrë me dhunë jashtë dëshirës së saj dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë me të.
Pas dëshmisë së 17 vjeçares dhe provave të para të policisë, u bë arrestimi i 30 vjeçarit.
Aktualisht vijojnë hetimet lidhur me këtë ngjarje, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





