Transmetuar më 02-06-2014, 10:20

Tiranë, 2 qershor 2014, NOA.al- Ndërsa në Tiranë prej disa ditësh zhvillohen dy greva urie paralelisht, njëra prej tyre ka hyrë në ditën e trembëdhjetë të saj.

Njëri nga të larguarit nga puna të përfshirë në këtë grevë urie e cila zhvillohet në lulishten para Piramidës pranë Kryeministrisë, Edmond Idrizi, ish-kryeinspektor në Drejtorinë e Burgjeve, është dërguar drejt spitalit për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore.

Gjendja e tij është komplikuar duke bërë që të transportohet me urgjencë në drejtim të spitalit.

Pak momente më vonë u largua nga greva edhe grevisti Qamil Zhkaba, i cili u dërgua drejt spitalit prej luhatjeve të tensionit.

Ndërkohë greva tjetër, ajo e ish-të përndjekurve politikë e cila zhvillohet në ambientet përballë Parlamentit, para Institutit të të Përndjekurve politikë, ka hyrë në ditën e gjashtë të saj.

Edhe në këtë grevë gjendja shëndetësore e pjesëmarrësve në të është rënduar, por deri më tani nuk ka probleme serioze./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit