




Është një nga femrat me një pamje të vlerësuar, e cila kujdeset që të ruajë imazhin e saj, kjo për shkak edhe të profesionit si prezantuese.
Prej disa kohësh ajo është bërë pjesë e emisionit “Fiks Fare”, ndërsa ka moderuar edhe emisionin “Big Brother Fan Club”, i cili përfundoi vetëm dy ditë më parë dhe tanimë Albana Osmani ka nisur të mendojë edhe për të pushuar.
Të dielën e lënë pas ajo ka shkuar në det, nën shoqërinë e një miku të veçantë të saj, qenin Bato.
Albana ka postuar në profilin e saj në Instagram, momente teksa argëtohej buzë detit, duke buzëqeshur nën shoqërinë e Bato, ku shkroi, "Ditë e lumtur".
Prezantuesja Osmani ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i takon jetës së saj private dhe thuajse asnjëherë nuk është bërë publik ndonjë mashkull me të cilin mund të jetë shoqëruar apo të ketë patur një lidhje./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





