
Elbasan, 2 qershor 2014, NOA.al- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Artur Likollari, 49 vjeç, me banim në Korçë, teksa drejtonte autobusin me targa AA 760 GR, në vendin e qujatur Qukës, ka përplasur për vdekje një kalimtare.
Siç raporton Noa.al, Hatixhe Nezha 69 vjeçe, me banim në fshatin Xhyrë të Librazhdit ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga autobusi, duke gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.
Nga ana e policisë u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





