Transmetuar më 02-06-2014, 08:30

Hosni Mubarak për thuajse 30 vjet njeriu më i fortë dhe i pushtetshëm i Egjiptit, i cili tashmë ndodhet nën proces gjyqësor, qau në sallën e gjyqit teksa u shfaq i veshur me uniformën blu të të pandehurve.

Ish- diktatori i cili u largua nga pushteti në pranverë të vitit 2011 u dënua në shkallën e parë me tre vjet burg, nën akuzën e korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike, të përdorura për rikonstruksionin e pronave private të tij dhe të fëmijëve.

Procesi gjyqësor në të cilin Mubarak qau, ishte për bashkëpunimin në vrasjen e 900 manifestuese të vdekur gjatë tre javëve të revoltës kundër pushtetit të tij.

Ish- diktatori 86 vjeçar është i burgosur prej vitit 2011 dhe po qëndron në një spital ushtarak në periferi të Kajro./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit