
Korçë, 1 qershor 2014, NOA.al- Një automjet i cili po transportonte drejt spitalit një të sëmurë ka dalë nga rruga. Bajram Kaso, 76 vjeç i cili po transportohej drejt spitalit është raportuar i vdekur pas aksidentit, ndërkohë që policia tha se ai ka ndërruar jetë më parë.
Aksidenti ndodhi në fshatin Fitore në Devoll të Korçës, kur mjeti tip-Suzuki, me targa greke NBK 5647 që drejtohej nga 31-vjeçari Edison Topi ka dalë nga rruga.
Ky mjet po transportonte për në spitalin e Bilishtit, infermieren e fshatit Vidohovë L.M, 46 vjeçe së bashku me trupin e të ndjerit Bajram Kaso, i cili sipas policisë kishte ndërruar jetë përpara se mjeti të dilte nga rruga.
Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta trupore drejtuesi dhe infermierja. Ndërkohë që familjarët e të 76-vjeçarit kanë deklaruar se ai vdiq nga aksidenti dhe jo më parë. k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





