
Telashe në horizont për Italinë e Cesare Prandellit. Sikur të mos mjaftojë zhgënjimi për barazimin pa gola kundër Irlandës, të kaltrit marrin një goditje të madhe në prag të Botërorit.
Mesfushori Riccardo Montolivo humbet Kupën e Botës për shkak të një dëmtimi të pësuar në miqësoren e Londrës. Lojtari doli nga fusha e lojës me barrelë pas një goditje të marrë në minutën e 8-të nga Pearce.
Pas analizave të specializuara, mjekët dolën në përfundimin se mesfushori ka pësuar një frakturë në themburin e këmbës dhe do t’i nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë jashtë fushave të lojës 3-4 muaj.
Reagimi i trajnerit Cesare Prendelli ishte i menjëhershëm, që e cilësoi dëmtimin e Montolivos si një goditje të rëndë që skuadra merr në preg të startit të kompeticionit.
Dëmtimi që pësoi me shumë mundësi do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushës edhe në fillim të sezonit të ardhshëm, ç’ka do të thotë se ai nuk do të jetë as në dispozicion të trajnerit Filipo Inzaghi, për 3 apo 4 javët e para.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





