Transmetuar më 01-06-2014, 16:42

Xhamia me 4 minare, që është ndërtuar para pak muajsh në zonën rurale mes Plazhit dhe Shkozetit në Durrës, është një objekt kulti që po tërheq vëmendje të madhe nga ana e turistëve vendas dhe të huaj.

Megjithëse e ndërtuar në një zonë rurale, investimi i bërë në të flet për një objekt kulti, mjaft tërheqës jo vetëm për besimtarët muslimanë, por edhe për kureshtarët. Kjo është një ndër xhamitë e pakta me katër minare në Shqipëri.

Sipas burimeve pranë Komunitetit Musliman Shqiptar (KMSH), xhamia është një investim i tre vëllezërve Bajramaj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit