
Tiranë, 1 qershor 2014, NOA.al- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.
Viktor Skeja, 47 vjeç, ish-kreu i CEZ për Laçin, është qëlluar me automatik në rrugën “Riza Cerova” në kryeqytet duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se Skeja ndodhej në automjetin tip-Audi A4 me targa AA 363 FM, në momentin që është qëlluar. Autorët pas krimit u larguan me shpejtësi duke u shpëtuar prangave të policisë.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Ky është atentati i dytë që i bëhet 47-vjeçarit.
Në shtator të vitit të kaluar 47-vjeçari u qëllua me armë zjarri në rrugën “Bardhyl” në Tiranë por mundi t’i shpëtonte rrezikut.
Policia dyshon se atentatet janë kryer nga të njëjtët persona, megjithatë është ngritur grupi hetimor i cili po vijon hetimet./k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





