













Tashmë shtatzënia ka bërë të vetën dhe Linda Rama duket goxha në mbipeshë. Fotot që shikoni tregojnë bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama në një dalje publike në prag të kësaj fundjave.
Së bashku edhe me djalin e Edi Ramës, Grigori i cili erdhi në jetë nga martesa e parë e Edit me Matilda Makoçin, ata kanë vizituar së bashku një ekspozitë.
Që të tre, ata soditin ekspozitën duke kaluar orë familjare së bashku.
Grigori i udhëheq babain dhe bashkëshorten Linda në këtë ekspozitë të studentëve të Akademisë së Arteve, ku, siç thotë Edi, ishin “me ftesë të djalit”.
Shikoni 13 fotot që ju sjell më poshtë noa.al, pamje një harmonie familjare ku Edi Rama ka gjetur mundësinë të nxjerrë mallin e një talenti të spikatur të tij, atë të pikturës. /a.c/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





