
e vlerësoi paraqitjen e Shqipërisë ndaj Rumanisë, por jo rezultatin, duke pranuar se kuqezinjtë u penalizuan në këtë përballje vetëm nga mungesa e freskisë fizike, krahasuar me rumunët, të cilët qëndronin më lartë në këtë aspekt, citon Supersport.
"Në 35 minutat e para luajtëm shumë mirë, më pas paguam disi lodhjen fizike dhe në 10 minutat e fundit ishte shumë i zoti Berisha që na shpëtoi.
Në fraksionin e dytë ndodhi sërish e njëjta gjë, ramë fizikisht dhe nuk kishim më zëvendësime në dispozicion.
U përballëm me përgatitjen e lartë fizike të futbollistëve të Rumanisë, që mbetet një skuadër e mirë, pasi mos harrojmë që luajti dhe në play-off për Botërorin.
Sa i përket të rinjve, ndeshje e mirë për Cikalleshin që ndoshta ishte disi i emocionuar por që luajti vërtetë mirë.
E zëvendësova vetëm sepse ishte një zëvendësim që ishte menduar që më parë, ndërkohë Vajushi nuk u aktivizua për probleme fizike.
Në total luajtëm mirë, por vetëm se vuajtëm fizikisht. Për fat do të kemi dy lojtarë më shumë për Hungarinë, Mavraj dhe Hysa".
Berisha sërish zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme mes dy shtyllave, por dhe ai ashtu si trajneri theksoi se kuqezinjtë luajtën sfidën me dy fytyra.
"Në 30 minutat e para kemi qenë të qëndrueshëm por më pas Rumania luajti diçka më mirë.
Gjithsesi ne jemi një skuadër në ndërtim e sipër dhe sot luajtën disa elementë të rinj, si Cikalleshi që u përpoq apo dhe Aliti që debutoi gjithashtu me kombëtaren.
Unë shpresoj që tani e mbrapa të kemi më shumë sukses. Falenderoj dhe tifozët që na bëjnë të ndihemi gjithmonë si në shtëpi".
Sa i përket kapitenit Cana, ai pranoi se Berisha ishte super në portë dhe për faktin se Rumania është një skuadër e madhe, ndërsa vlerësoi dhe paraqitjen e emrave të rinj.
"Berisha bëri dy-tre pritje vendimtare dhe realisht nuk kishim një kundërshtar të lehtë. Kishim shumë mungesa, por përpos kësaj mendoj se zhvilluam një lojë të mirë.
Cikalleshi gjithashtu bëri një provë pozitive dhe ky ishte konfirmimi se një futbollist që bën mirë në kampionatin shqiptar mund të bëjë mirë dhe në kombëtare".
Takimin e ardhshëm, Shqipëria do ta luajë në Budapest me Hungarinë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





