Transmetuar më 01-06-2014, 09:48

E veshur me të brendshme të zeza, një shikim miqësor dhe poza seksi. Kjo është Charlize Theron dhe pamja e saj për revistën “Esquire”, e cila i ka dedikuar kopertinën bukuroshes.

Në setin fotografik bardhë e zi të bërë nga Terry Richardson, aktorja 38 vjeçare, e cila tashmë prej kohësh ka krijuar një marrëdhënie me kolegun e saj Sean Penn shprehet: “Ishte bukur të isha beqare, por tani nuk është më dhe aq bukur për mua, të jem vetëm”.

Ajo ndihet fatlume dhe  e ndërgjegjshme që ka një jetë tejet të bukur, por mbi të gjitha shprehet shumë e sigurt se është tepër i madh numri i femrave që nuk do të donin të ishin në vend të saj. “Për shembull, jo të gjitha femrat do të donin të ishin të pamartuara në moshën 38 vjeçare”, thotë Theron duke qeshur.

Duke biseduar për dashurinë, ajo ka pranuar të flasë për herë të parë për Penn. “Nuk kërkova një histori dashurie, por papritur e gjeta në një lidhje, atëherë kur më pak e prisja. Jam e lumtur dhe shpresoj të vazhdoj kështu”, është shprehur Theron. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit