Transmetuar më 01-06-2014, 09:17

Kakavijë, 1 qershor 2014, NOA.al- Policia kufitare e Kakavijës ka kapur gjatë mbrëmjes së djeshme 15 klandestinë.

Sipas burimeve nga policia bëhet e ditur se në Glinë, nën operacionin e koduar “Muzgu”, gjatë orëve të mbrëmjes janë pikasur dhe më pas ndaluar 15 persona të vendeve të treta.

2 prej tyre ishin nga Somalia dhe 13 nga Eritrea. Sipas burimeve zyrtare bëhet e ditur se Shqipëria ishte vendi tranzit nëpër të cilën klandestinët do të kalonin, për të mbërritur më pas në Mal të Zi, i cili ishte dhe destinacioni i tyre. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit