Transmetuar më 01-06-2014, 09:06

Hilary Porter është një femër, e cila pretendon se është rrëmbyer disa herë nga jashtëtokësorët. Ajo ka bërë të ditur se është rrëmbyer për herë të parë kur ishte vetëm pesë vjeç dhe, që atëherë, më nuk është lënë e qetë.

“Kam qenë pre e rrëmbimeve të jashtëtokësorëve” thotë gruaja 67 vjeçare, duke shtuar se nuk e ka zgjedhur këtë jetë. Aj ka deklaruar se për herë të parë e ka rrëmbyer një  jashtëtokësor në formë zvarraniku, ndërsa po ajo ka qenë duke luajtur.

Porter ka skicuar disa nga kujtimet e saj me jashtëtokësorët. Në një prej tyre shihet një jashtëtokësor me dorë të ngritur. Hilary thotë se e kishte vizituar një ditë kur ajo sapo kishte vënë vajzën e vogël në gjumë.

Hilary ka ndarë disa nga eksperiencat e saj me jashtëtokësorët para fillimit të konferencës ndërkombëtare për Menaxhimin e Mendjeve Anormale, të të Kontaktuarve dhe të Rrëmbyerve. Në këtë konferencë, që është zhvilluar më 31 maj, pjesëmarrësit tregojnë përvojat e tyre , të cilat më pas krahasohen me njëra-tjetrën. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit