
Tiranë, 1 qershor 2014, NOA.al- Është duke u zhvilluar ceremonia e shenjtërimit të Kishës së re Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë Në kryeqytet, enkas për këtë event të rëndësishëm kanë mbërritur ditën e djeshme Patriarku Ekumenik Bartolomeu i parë si dhe krerë të tjerë të ortodoksisë botërore.
Shenjtërimi i Kishës së re Katedrale do të bëhet nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu i parë, me pjesëmarrjen e Patriarkut të Jerusalemit, të Serbisë, të Rumanisë, Kryepeshkopi i Qipros, i Athinës, Varshavës, si dhe kryepeshkopi Anastas. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për të gjithë ortodoksët.
Ata do të mbajnë meshën bashkë me përfaqësuesit e Patriarkanave të Moskës, Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Antiokisë. I pranishëm, është edhe kryepeshkopi serb, Irinej, për të cilin Alenaca Kuq e Zi është shprehur kundër pjesëmarrjes së tij, në një ngjarje të tillë të rëndësishme për ortodoksinë shqiptare. AK e ka cilësuar të sipërpërmendurin si armik të shqiptarëve. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





