Transmetuar më 31-05-2014, 16:53

Rëndohet situata në klubin e Prishtinës. Kriza ekonomike që ka sjellë edhe vonesa në pagesat e lojtarëve, ka bërë që këta të fundit të bojkotojnë stërvitjet, citon Supersport.

Vendimin e marrë nga lojtarët, e konfirmoi kapiteni Driton Krasniqi për mediat kosovare. Sipas Krasniqit, lojtarët nuk paguhen që prej dy muajsh, prandaj nuk do të paraqiten në stërvitje deri në momentin që klubi të shlyejë detyrimet ndaj tyre.

Nga ky vendim rrezikohet edhe ndeshja e fundit e kampionatit kundër Llamkos Kosova.

Aktualisht, është skuadra nga Vushtrria që e ka fituar matematikisht titullin kampion të sezonit aktual, pasi një ndeshje nga fundi i kampionatit numëron 61 pikë, 4 më shumë se kryeqytetasit që duhet të udhëtojnë në transfertën e kryesuesve për një 90 minutësh me vlerë statistikore.

Në deklaratën për mediat, kapiteni i kryeqytetasve uroi rivalët për titullin, duke theksuar se Llamkos Kosova e fitoi me meritë kampionatin e sezonit 2013-2014.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit