Transmetuar më 31-05-2014, 16:00

Korçë, 31 maj 2014, NOA.al- “Djali kërkon të më nxjerrë nga shtëpia duke më kërcënuar pothuajse çdo ditë”. Kështu ka deklaruar një 58-vjeçare në policinë e Korçës. M.SH, banuese në lagjen Nr.15 në Korçë, u paraqit ditën e djeshme në komisariatin e policisë për të denoncuar djalin e saj R. L, 37 vjeç.

Ajo i tha policisë se dhunohej psikologjikisht nga i biri.

Shkak ishte bërë ndarja e shtëpisë. Djali kërkonte që ajo të largohej por një gjë e tillë nuk është pranuar nga 58-vjeçarja.

Për të marrë shtëpinë 37-vjeçari dyshohet se ka përdorur dhunë psikologjike ndaj nënës së tij. Policia lëshoi kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për nënën e dhunuar./k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit