Transmetuar më 31-05-2014, 13:47

Çdo femër, e për më tepër gratë e nënat, janë të rrezikuara nga kanceri i gjirit. Çdo shenjë që paralajmëron këtë sëmundje të rëndë nuk duhet neglizhuar. Është tepër e rëndësishme që ju të bëni një mamografi dhe një vizitë tek mjeku, të paktën një herë në tre muaj.

Ja cilat janë disa nga shenjat.

Një grua duhet të shkojë menjëherë tek mjeku, nëse vë re shenja jo normale si:

Zmadhim apo forcim të gjirit, që nuk është normale për të. Zakonisht, shumë gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë normale.

Gjëndra apo kokrra në gji ose nën sqetull.

Skuqje, mahisje, enjtje në gjinj apo rreth tyre.

Rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit.

Njeri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë.

Tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit