
Tiranë, 31 maj 2014, NOA.al- Gjykata e Krimeve të rënda ka dhënë masën arrest me burg për Doksan Dushkun, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e vajzës së tij, 21 vjeçares Fatmira Dushku.
Ai vetë ka pranuar se ka vrarë të bijën, e cila ishte 5 muajshe shtatzënë, me 8 plumba automatiku. Sipas Dushkut, 21 vjeçarja e kishte çnderuar përpara njerëzve të njohur, duke qenë se kishte ngelur shtatzënë. I dënuari me burg pa afat ka deklaruar se nuk është bërë pishman për vrasjen e të bijës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sllovë të Dibrës. Fillimisht u mendua se vajza kishte rënë nga ballkoni dhe kishte gjetur vdekjen, por pas ekspertizës mjeko-ligjore, e vërteta doli në dritë. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





