Transmetuar më 31-05-2014, 10:57

Tiranë, 31 maj 2014, NOA.al- Greva e të larguarve nga puna, e cila po zhvillohet në ambientet para Piramidës ka hyrë në ditën e 11 të saj. Gjatë paradites së sotme, njëri prej të ngujuarve nuk është ndierë mirë dhe është transportuar me shpejtësi për në ambientet e spitalit të Tiranës.

Ai është Tonin Kolth, i cili ndodhet në spital, ku edhe do të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që grevisti Kolthi i drejtohet spitalit të Tiranës. Në orët e para të mëngjesit të datës 26 maj, grevisti Tonin Kolthi është dërguar në spital, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Ai ka shfaqur shqetësime në stomak dhe luhatje tensioni. Pasi ka marrë shërbimin e duhur mjekësor, ai është rikthyer në grevë. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit