


Kryeministri Hashim Thaçi nuk është vetëm politikan. Ai di të bëjë shumë gjëra të tjera, siç tregon vetë dhe siç e provon publikisht.
Mbrëmë, ka veshur përparësen dhe kapelen mbi kokë e ka nisur të bëjë pica.
Fotot që shikoni tregojnë kryeministrin në një restorant në Ferizaj teksa bën brumin dhe më pas pjek pica.
“Pas një dite me shumë takime me qytetarë, e sprovova veten edhe në pizza me ndihmën e kuzhinierëve të restorantit ferizajas Orchide. Kudo që udhëtoj në botë, ka kosovarë që e zotojnë profesionin e ndershëm të gatimit, bukëpjekës, hotelerisë!”, – thotë Thaçi.
E meqë jemi në fushatë elektorale, Thaçi ka edhe një tjetër premtim elektoral: “Misioni e Ri është t’i përforcojmë bizneset e vogla me Fondin e Punësimit. Unë jam këtu për ju”. /a.c/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





