Transmetuar më 31-05-2014, 10:10

Peshkatarët nuk rrinë dot pa detin dhe në Bejrut, ata e “kanë” edhe në shtëpi, të transformuar në energji elektrike. Ky ka qenë projekti i studios Najjar Najjar, për disa fshatra të Bejrutit.

Firma ka krijuar disa dinamo, të cilat janë të afta të krijojnë energjinë nëpërmjet dallgëve të detit dhe t’ua përçojë atë disa shtëpive aty pranë.

Karim e Rames Najjar, themelues të studios kanë deklaruar se për shekuj të tërë, popullsia e Ain Mreisseh e Manara kanë jetuar në harmoni me natyrën dhe ambientin, por kanë vuajtur shpesh nga mungesa e energjisë në këtë zonë.

Me realizimin e këtij projekti, popullsia, e cila është pjesërisht e përbërë nga peshkatarë, do të ketë mundësinë e përfitimit të energjisë elektrike me një kosto shumë të ulët dhe gjatë gjithë kohës, jo më me kufizime. Tashmë shpresojmë vetë, që deti të ketë dallgë! /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit