Transmetuar më 31-05-2014, 09:29

Pep Guardiola është martuar në një ceremoni tejet sekrete në Matadepera, një komunë e vogël me 8 mijë banorë, në Katalunja.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja spanjolle Mundo Deportivo, e cila ka lajmëruar se ceremonia është zhvilluar në sallën e bashkisë së qytetit, përpara disa miqve të çiftit.

Të pranishëm kanë qenë rreth 10 persona. Mes tyre, prindërit e bashkëshortëve të rinj dhe tre fëmijët e çiftit, Maria, Marius e Valentina.

Cristina e Pep janë prezantuar në Komunë në ora 9:30 dhe pas një ceremonie të shkurtër, në ora 10:10 kanë lënë sallën. Ata janë bashkë prej 20 vjetësh dhe lidhja e tyre nuk është zbehur kurrë. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit