
Kompania “Apple” po përgatitet që të kthejë iPad-in e krijuar nga vetë ajo, në një telekomandë universale në shtëpi, e cila mund të kontrollojë gjithçka, duke filluar nga televizori tek lavatriçja, dritat etj.
Projekti do të përbëhet nga një version krejtësisht i ri i iPhone-it dhe iPad-it të Apple, që do të paraqiten në Konferencën Botërore të Zhvilluesve në San Francisko javën e ardhshme.
Një patentë e Apple, e publikuar në nëntor të vitit të shkuar dha detajet e para për sistemin, duke treguar se ai mund të ndizte në mënyrë automatike dritat, kur dikush hynte në shtëpi.
Pritet që sistemi i ri të punojë me produktet automatike ekzistuese të shtëpive, si dritat e lidhura “PhilipsHue”. Ndërkohë besohet se firma po punon me firmat e tjera të pajisjeve shtëpiake, për t’u siguruar që ato do të përshtaten me sistemin. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





