
Komisioni i Parlamentit, ka zhvilluar dy mbledhje gjithsej. Mbledhjen e dytë opozita është larguar nga komisioni, ndërkohë që komisioni është ngritur nga akuzat e opozitës. Disa thonë se ky komision është i paplotë përderisa opozita që ngriti çështjen, mungon
Tiranë, 30 Maj 2014/ NOA.al – Partia Socialiste njoftoi sot se ditën e shtunë do të publikojë atë që ajo e cilëson e vërteta e trafikut ndërkombëtar të drogës me avionë në Shqipëri. Deputetja e PS, Ermonela Felaj, pati sot një bashkëbisedim me gazetarë dhe tha se në cilësinë e kryetares së Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e akuzave mbi implikimin e Forcave të Armatosura dhe bazave ushtarake në veprimtari të kundërligjshme- transportin e lëndëve narkotike, njoftonte se konkluzionet e këtyre hetimeve do të bëhen publike nesër.
Felaj megjithatë pranoi të nxjerrë disa të dhëna dhe informacione paraprake në lidhje me ecurinë e punës së këtij komisioni.
“Objekti i veprimtarisë sonë është të hedhë dritë mbi ato akuza që dihen tashmë, ku është thënë shprehimisht që infrastruktura ushtarake, bazat ushtarake janë të implikuara në trafikun e lëndëve narkotike. Kjo është thënë publikisht dhe ne këtë jemi të ngarkuar të hetojmë. Në funksion të kësaj kemi kërkuar informacion”.
Avioni i drogës hyn në politikën shqiptare
Më tej ajo tha se janë shfrytëzuar materiale nga ministria e Mbrojtjes dhe të gjitha strukturat e varësisë së saj, duke nisur nga Komanda e Forcës Ajrore, nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, Policia Ushtarake. Më pas kemi SHISH, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Autoritetin e Aviacionit Civil, Albcontrol, Drejtorinë e Doganave. Të gjitha këto institucione kanë vënë në dispozicion informacionin që disponojnë.
“Dita e nesërme do të shënojë mbledhjen sërish të komisionit hetimor parlamentar në orën 11:00, do të jetë një seancë e hapur edhe për mediat, pasi për ne si komision ka qenë dhe vijon të mbetet e rëndësishme jo vetëm zbardhja e të vërtetës, por mbi të gjitha të qenit transparent në çdo moment, në çdo hap me publikun”, – tha Felaj.
***
Felaj thotë se ka të dhëna interesante që do publikohen të shtunën. Por paralelisht me Komisioni po heton edhe Prokuroria. Prokurori i Përgjithshëm, z. Llalla ka deklaruar se ka fakte që ka përfshirje të infrastrukturës ushtarake në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Lidhur me këtë fakt, zonja Felaj tha: “Ne nuk e njohim hetimin e Prokurorisë, në kuptimin që dimë se Prokuroria ka filluar një hetim, por se çfarë përmban ai hetim ne nuk mund ta njohim. Për shkak se ky hetim duhet të mbetet i fshehtë deri në përfundim të tij ndaj publikut, kuptohet dhe ndaj Komisionit. Ajo çfarë nënkuptojmë kur themi, që nga informacioni i mbledhur deri tani ka gjetje interesante, i referohet faktit që bëhet fjalë për të dhënat të cilat nuk janë bërë asnjëherë publike deri më sot dhe që mund të ndahen me publikun. Nuk janë të asaj natyre, që janë sekrete, por deri më sot nuk është arritur në evidentimin e këtyre të dhënave”.
“Corriere della Sera”: Drogë me avionë turistikë, nga Shqipëria në Itali
Felaj tha se të dhënat janë të tilla që sqarojnë qoftë gjendjen para 23 qershorit, qoftë gjendjen pas 23 qershorit “dhe do të shohim se cila është shkalla e vërtetësisë së këtyre akuzave që janë bërë publike deri më sot”.
Më tej ajo shtoi: “Ajo çfarë do të referohet nesër i adresohet interesit të gjithë publikut. Të dëgjoni se çfarë është e vërteta rreth çështjes në fjalë”.
Llalla konfirmon akuzën e PD: Ka fakte për trafik droge nga baza e Gjadrit
Komisioni i Parlamentit, ka zhvilluar dy mbledhje gjithsej. Mbledhjen e dytë opozita është larguar nga komisioni, ndërkohë që komisioni është ngritur nga akuzat e opozitës. Disa thonë se ky komision është i paplotë përderisa opozita që ngriti çështjen, mungon. /a.c/noa.al/
Berisha: Të hetohet droga. Rama: Je prova se ato që akuzon i ke bërë vetë
Rrëfehet pronari i makinës me drogë tek avioni i Divjakës
Avioni me drogë, dëshmia e re që rrëzon deklarimet zyrtare të Policisë
Arrest me burg për Bajramin dhe Riformaton, dëshmia e pilotit italian
Avioni i drogës në Divjakë, policia pranon ekzistencën e çantave që nuk raportoi
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





