
Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 31 maj 2014, që Noa.al sjell për ju. Do të jetë e vështirë për ju të ruani qetësinë dhe të mos tregoheni agresivë gjatë kësaj dite. Mundohuni të mos bashkëveproni shumë me personat që ju rrethojnë sepse dot konfliktoheni herë pas here.
Dashi
Mezi po prisni që të bëni diçka të re në jetën tuaj. Gjithsesi, veprimet tuaja të vjetra do të doni t’i bëni ende dhe të nxirrni prej tyre përfitimet e dëshiruara. Mos luftoni kundër dëshirës tuaj për eksperienca të reja. Është normale që të nisë t’ju pëlqejë diversiteti.
Demi
Nuk do të keni asnjë gjë me të cilën do të mund të merreni gjatë kësaj dite dhe kjo do t’ju mërzisë së tepërmi. Është koha që të qetësoheni dhe të hidhni një vështrim rreth jush. Shuam gjëra kanë ndryshuar pa e vënë re. jeni duke formuar një rreth të ri shoqëror, të qëndrueshëm.
Binjakët
Humori juaj do të jetë në rënie gjatë kësaj dite. Nuk do të keni dëshirë për të kryer asnjë aktivitet sportiv, por do të mjaftoheni vetëm me leximin e ndonjë libri. Në të njëjtën kohë do të rrisni nivelin e energjisë për pjesën e mbrëmjes. Bëni mirë të argëtoheni, nëse nuk doni që të përfundoni ditën duke qarë.
Gaforrja
Jeni në kërkim të formimit të një rrethi të ri shoqëror, në varësi të interesave tuaja ekonomike dhe sociale. Mendja juaj është duke u bërë gjithmonë e më shumë selektive. Mos bëni shumë plane sepse gjërat do të vijnë ashtu siç doni ju.
Luani
Do të jeni tejet optimistë gjatë pjesë së dytë të kësaj dite. Nuk do të doni vetëm të jeni pranë disa personave,por edhe të shndërroheni në qendrën e tyre të vëmendjes. Pavarësisht perspektivave tuaja shumë të mira dhe aftësive mbresëlënëse, yjet ju këshillojnë të ngadalësoni ritmin dhe të analizoni mirë situatat.
Virgjëresha
Fati po ju hap dyer të reja, por në të njëjtën kohë është duke ju futur në disa teste të rëndësishme, në të cilat do t’ju duhet së tepërmi organizimi, intuita dhe analiza. Personat që ju rrethojnë janë magjepsur nga ju, por përsëri jeni duke kërkuar diçka edhe më të mirë. Tregohuni të devotshëm.
Peshorja
Çdo hap që do të hidhni gjatë ditës së sotme do ta shoqëroni me dyshime të mëdha. Nëse nuk ndiheni mirë nga ambienti që ju rrethon apo personat, dyshimet tuaja do të jenë të justifikuara. Do të keni nevojë për vëmendje dhe afeksion. Do të realizoni dëshirat tuaja nëpërmjet disa personave që ju duan të mirën.
Akrepi
Do të jeni në dyshime gjatë kësaj dite, mendja juaj do t’ju thotë një gjë tjetër, ndërsa ju do të veproni sipas dëshirave tuaja. Do të përqendroheni në disa ide të cilat do të jenë të suksesshme dhe do t’ju sjellin përfitime në të ardhmen. Mbani parasysh se mendimet e duhura nuk duhet të shoqërohen gjithmonë me veprimet e duhura.
Shigjetari Do të ndiheni në gjendje të mjerueshme gjatë kësaj dite. Do t’ju duhet të përballeni me disa të vërteta të hidhura që do t’jua copëtojnë zemrën. Bëni mirë të tregoheni të fortë dhe të mos e jepni veten përpara të tjerëve. Do të jeni tejet të shqetësuar për shkak të disa problemeve në familje.
Bricjapi
Nuk duhet të jeni duke pritur që të shijoni përfitimet e planeve tuaja. Do të keni nevojë për një plan të mirë dialogimi dhe veprimi. Mos i bëni bisht disa punëve që do të shërbejnë tej mase në të ardhmen.
Ujori
Ka ardhur koha që të bëni një jetë më shumë aktive. Mund të zgjidhni një sport apo të bëni një aktivitet tjetër që do t’ju ndihmojë të keni një jetë edhe më të shkëlqyer. Nëse nisni të shprehni ndjenjat tuaja tek disa persona do të ndiheni edhe më mirë. Merreni me qetësi këtë ditë dhe shijoni çdo moment.
Peshqit
Mendimet lodhëse ju janë kthyer në rutinë dhe kjo ditë do t’ju duket mëse normale. Bazohuni tek intuita juaj dhe nuk do të keni asnjë gjë për të cilën të frikësoheni tani apo në të ardhmen. Do të jeni të aftë të ktheni faqen dhe të nisni një jetë të re. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





