Transmetuar më 30-05-2014, 17:56

Tiranë, 30 maj 2014, NOA.al- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti në një takim boksierin shqiptar, Kampion Europe për titullin WBO, Nuri Seferi.

Meta uroi kampionin e Europës për suksesin e arritur në rifitimin e titullit që e kishte fituar edhe në vitet 2010 dhe 2012. Ai premtoi mbështetje më të madhe nga ana mazhorancës për sportin.

Në vijim, Kryetari i Kuvendit vlerësoi rezultatet e arritura nga boksieri Nuri Seferi, duke deklaruar se përkrahja nga ana e qeverisë dhe e Parlamentit do të jetë konkrete dhe përmes përmirësimeve në legjislacionin për sportin, ku detyrimet e shtetit do të jenë shumë më të qarta dhe shumë më konkrete dhe në mënyrë te veçantë ndaj sportistëve elitarë.

Nga ana e tij, Seferi shprehu dëshirën që një nga ndeshjet ta zhvillojë në Shqipëri përballë sportdashësve të shumtë shqiptarë dhe kërkoi mbështetjen e institucioneve shqiptare për realizimin e këtij projekti.

Meta premtoi mbështetjen e qeverisë dhe të institucioneve shqiptare për realizimin e këtij eventi sportiv, ndërsa i uroi suksese në karrierë. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit