Transmetuar më 30-05-2014, 13:59

Artistja Rachel Sussman është e fiksuar pas gjallesave të vjetra që ekzistojnë ende ende në botë. Sussman ka kaluar vite të tëra duke studiuar dhe gjurmuar gjërat më të vjetra që flasin për jetën në botë.

Duke publikuar disa fotografi të disa peizazheve, ajo i ka cilësar si prova të gjallesave më të vjetra që flasin për jetën.

Shumë nga imazhet që i gjeni më poshtë janë publikuar në librin e saj “The Oldest Living Things in the World”.

Më lartë gjeni një bimë të rrallë në New South Wales, Australi, 13 mijë vjet e vjetër. Kjo lloj bime ka rrezikuar vërtetë ekzistencën, pasi është një nga pesë të këtij lloji në botë.

Mojave Yucca, Mojave Desert, California, është një shkurre 12 mijë vjet e vjetër, e cila ka një strukturë rrethore në rrënjë.

Bristlecone Pine, White Mountains, California. Pisha Bristlecone është një nga më të vjetrat dhe unike në botë me një moshë 5 mijë vjeçare.

Bari në oqean, ishujt Balearic në Spanjë, ka një moshë 100 mijë vjeçare. Ky livadh me bar në det, është nga më të parët dhe prej tij janë marrë disa rrënjë për krijimin e veprave të artit.

Shkretëtira Llareta, në Kili përmban një gjallesë mbi 2000 vjeçare. Ajo që duket sikur është myshk që mbulon shkëmbinjtë, është një shkurre e lulëzuar që sipas Sussman, mund të jetë e familjes së majdanozit.

Welwitschia mirabilis, në shkretëtirën e Namibisë, është një bimë mbi 2 000 vjeçare. Është një halore primitive në Namibi dhe gjendet edhe në brigjet bregdetare të Angola. Pavarësisht paraqitjes së saj, ajo ka vetëm dy gjethe.

Pishat e vdekura në malin Lexo të Tazmanisë, mbi 10 500 vjet të vjetra. Ndonëse duken si të zhveshura ato janë të gjalla.

Antarktik Moss, Elephant Island, Antarktidë. Është një lloj myshku që është mbi 5 500 vjeçar i cili jeton në qoshet e shkëmbinjve.

Stromatolites, Carbla Station, në veri të Australisë, janë gjallesa mbi 3000 vjeçare, që kanë formë zalli, dhe që luajnë rol kyç në oksigjenimin e planetit.

Pema Baobab, gjendet në Kruger Park Kombëtar, në Afrikën e Jugut, dhe është mbi 2000 vjeçare. Veçantia e saj është se mund të shërbejë si strehë natyrore për kafshët, por mund të përdoret edhe për vepra të ndryshme./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit